LAJMI I FUNDIT:

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Siç njoftojnë nga MPB, SPB Shkup nesër do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup.

“Më 20 dhe 21 dhjetor, në vizitë në Maqedoninë e Veriut do të arrijë delegacioni i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Turqisë”, thonë nga MPB.


Ata shtojnë se SPB do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit dhe bëjnë thirrje që të respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë./Telegrafi/