Nesër pritet të shpallet dokumenti i plotë i liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, e cila doli nga takimi me Thaçin dhe Ramën. Po këtë pjesërisht për TV21 e shpjegoi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, i cili thotë se kjo marrëveshje parasheh barazi të plotë kombëtare në Maqedoni. Ai thotë se kjo marrëveshje është pasqyrë e gërshetimit të platformave të të gjithë subjekteve pjesëmarrëse në këto takime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Memorandumi reflekton programet politike të partive politike shqiptare. Është i reflektuar programi parazgjedhor i Bashkimit Demokratike për Integrim. Në esencë është barazia kombëtare dhe ekonomike e shqiptarëve në Maqedoni por natyrisht edhe çështjet tjera të cilat mund të burojnë nga programet e partive politike. Të lejojmë që të miratohen dhe të ratifikohen nga organet e partive respektive dhe nesër do të bëjmë publikimin e këtij dokumenti”, u shpreh Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.
Nga koalicioni “Rilindja me BESË” thonë se nuk ka pasur insistim nga takimi i djeshëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për asnjë platformë të përbashkët.
“Takimi me Thaçin ka pasur karakter inkurajues informativ dhe konsultues. Nuk ka pasur ndonjë epilog obligativ për asnjë palë.” 01:03 “Presidenti i Kosovës nuk insiston për asnjë platformë të përbashkët, ai vetëm insistoi që partitë shqiptare në Maqedoni të mund ta unifikojnë qëndrimin e tyre rreth çështjes shqiptare në Maqedoni“, tha Zekirja Ibrahimi, Deputet i “Lëvizjes Besa”.
Analisti politik Ismet Ramadani pret rezultate pozitive nga takimet e liderëve të partive shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë.
“Unë pres pozitivitet për shkak se mendoj se kur koordinohet një politikë shqiptare bëhet pozicionim edhe më i mirë dhe nuk mund të gabohet. Jam i bindur se orientimi politik në formimin e koalicionit qeveritar do të jetë i drejtë, do të jetë për ndryshime, për një demokraci institucionale, për një drejtësi që shqiptarët kaherë e kërkojnë dhe për një ndikim të shqiptarëve në politikën e përgjithshme të Maqedonisë”, tha Ismet Ramadani, analist politik.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Bilall Kasami nga Rilindje me BESË dhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët më 29 dhjetor u takuan me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa dje me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për një platformë të përbashkët në bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Në këto takime munguan nga PDSH. Mirëpo subjektet pjesëmarrëse në takimet e Tiranës dhe Prishtinës presin që edhe kjo parti të mbështesë platformën politike, e cila përmban zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker