Libri “Galeria Dodona” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi do të promovohet nesër, më 11 mars, ditën e martë, në orën 19:00, në librarinë “Dukagjini” (te sheshi “Nëna Terezë”).
Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë:
-Alisa Canaj-Maliqi, autore e librit;
-Mehmet Behluli, artist pamor, profesor i artit (UP);
-Vesa Sahatçiu, magjistre e historisë së artit dhe
-Lura Limani, shkrimtare, kritike letrare.
-Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.
Rreth librit:
Libri “Galeria Dodona 1997-1999” bazohet në publikimin “Dekada e Dodonës” (Prishtinë, 2002), kushtuar 10-vjetorit të themelimit të teatrit “Dodona” (1991-2001), e fokusuar në aktivitetet e Alisa Canaj-Maliqit si drejtore e galerisë “Dodona”, si dhe punën si skenografe dhe kostumografe në teatrin “Dodona”.
Në këtë publikim janë listuar të gjitha kontributet e Alisës, të cilat i ka realizuar me programet e “Dodonës”, sikundër edhe disa refleksione të mëvonshme, shkrime autoriale dhe intervista të papublikuara më parë.
Ky botim është homazh për Faruk Begollin dhe rikujtim për shoqërinë se kontributi i tij artistik s’duhet të harrohet kurrë.
Gjithashtu, merita të mëdha për projektin kulturor të viteve ‘90 që pasqyrohet në këtë libër ka edhe Agim Lluka. Andaj, ky libër i kushtohet përzemërsisht edhe lavdisë dhe kujtimit të tij.
Rreth autores:
Alisa Canaj-Maliqi është arkitekte, skenografe dhe kostumografe.
Ajo ishte drejtore e Galerisë “Dodona” në vitet ’90. Canaj-Maliqi ka qenë kontribuuese kyçe edhe për përgatitjen e botimit “Dekada e Dodonës” në vitin 2002, ngase, si edhe stafi i teatrit, i ka ruajtur, sistemuar dhe arkivuar me përkushtim të gjitha dokumentet, katalogët, fotografitë dhe shkrimet në mediet rreth aktiviteteve të Galerisë.
Pos që ka qenë udhëheqëse e Galerisë, Alisa ka bashkëpunuar me Faruk Begollin për realizimin e pesë shfaqjeve të “Dodonës” si skenografe, kostumografe dhe disa pllakateve dhe fllajerave.
Të gjithë ju, dashamirë të librit dhe të artit, ftoheni në këtë promovim mjaft të veçantë ku do të keni rastin të mësoni më shumë për periudhën e rezistencës kulturore të viteve ’90.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa