LAJMI I FUNDIT:

Nesër përfundon afati për të aplikuar për masën që mbështetë financiarisht kuzhinat popullore

Nesër përfundon afati për të aplikuar për masën që mbështetë financiarisht kuzhinat popullore
Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati njofton se më 15 shtator përfundon afati për të aplikuar për masën 3.4 që parasheh mbështetjen për kuzhinat popullore, e paraparë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Murati fton të gjithë entitetet që ofrojnë shërbime të kuzhinës popullore të aplikojnë për këtë masë, përcjell Telegrafi.

“Ka mbetur edhe deri nesër afat për kuzhinat popullore/humanitare që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të masës 3.4. Nëse jeni organizatë/entitet që ofroni shërbime të kuzhinës popullore (keni qenë duke operuar para datës 1 korrik 2021), atëherë ju mund të përfitoni nga Masa 3.4, që mbështetë financiarisht kuzhinat popullore në blerjen e ushqimit. Të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore mund të aplikojnë deri më 15 shtator”, ka njoftuar Murati.


Vlera e mbështetjes financiare për çdo kuzhinë popullore, që aprovohet nga Komisioni, është deri 100 mijë euro, varësisht nga kapaciteti dhe intensiteti shërbyes i organizatës apo entitetit.

Ky aktivitet ka për qëllim të sigurojë financim për vazhdimësinë e punës së kuzhinave popullore që mund të jenë ndikuar nga pandemia dhe të sigurojë që pjesa e konsiderueshme e mjeteve financiare nga ky financim të shpenzohen për blerjen e produkteve bujqësore vendore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori