Nesër, mot i vranët me riga shiu

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, përcjell Telegrafi.
Në fushat barike kemi rënie por sërish vlerat e saj mbeten mbi vlerat e normales për 2-4 milibar.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































