LAJMI I FUNDIT:

Nesër mot me diell, në fundjavë priten reshje shiu

Nesër mot me diell, në fundjavë priten reshje shiu

Deri të premten mot i ngrohtë, kryesisht me diell, në fundjavë priten reshjet e shiut dhe më ftohtë.

Ditëve të fundjavës, sipas modeleve parashikuese, pritet një ndryshim i situatës sinoptike mbi kontinentin Europian, me depërtimin e një vorbulle ciklonike me masa të ftohta ajrore polare nga veriu i kontinentit.

Kjo vorbull do të depërtojë edhe mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellë mundësi për të reshura, si dhe rënien e vlerave të temperaturave.


Mirëpo deri të premten ende do të vazhdoj të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

18.10 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

19.10 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje vonë, vend-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

20.10 – Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit, e gjatë ditës pjesërisht vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

21.10-22.10 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje shiu. Të hënën në vise malore mbi 1200-1500m priten edhe reshje bore.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, por në fundjavë pritet të zbresin rreth këtyre vlerave, e javën në vijim kanë tendencë të rënies së mëtutjeshme. Minimalet do të luhaten 5C deri në 8C, e maksimalet nga 20C deri në 23C, e në fundjavë do të zbresin në 13C deri 14C.

Do të fyejë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme 4-8m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por sërish do të rritet mbi vlera normale, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori