LAJMI I FUNDIT:

Nesër mblidhet Kuvendi për të vazhduar seancën plenare

Nesër mblidhet Kuvendi për të vazhduar seancën plenare
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër duke filluar nga ora 10:30, për të vazhduar mbajtjen e seancës plenare ku si pika të rendit të ditës do të jenë disa nga ato pika që nuk kanë përfunduara në seancat e kaluara.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se do të jenë dy seanca, njëra që fillon nga ora 10:30 dhe është vazhdim i pikave të seancave të kaluara plenare, ndërsa e dyta fillon nga ora 11:00

Rendi i ditës për vazhdimin e seancës plenare nga ora 10:30:


  1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14 dhe 23 korrik 2020:
  2. Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,
  3. Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.
  4. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 23 dhe 24 korrik 2020:
  5. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së,
  6. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, e propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 7 deputetë tjerë.

Rendi i ditës për seancën plenare nga ora 11:00

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,
  6. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,
  7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,
  8. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
  9. Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  10. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  11. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,
  12. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori