Nesër konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Salih Mustafës

Nesër në Hagë do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa.
Konferenca do të fillojë në orën 09:30, ka bërë të ditur Gjykata Speciale në faqen e saj zyrtare.
Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.
Më 28 shtator, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju.
Aktakuza e ngarkon Mustafën me “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































