LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon debati parlamentar për BREXIT-in, May rrezikon votat e partisë

Nesër fillon debati parlamentar për BREXIT-in, May rrezikon votat e partisë

Plani i kryeministres britanike, Theresa May, për ta larguar vendin e saj nga Bashkimi Evropian, është kritikuar nga një anëtar i partisë së saj, raporton Reuters, duke thënë se kjo është një goditje ndaj saj, pak para votimit në Parlament i cili duhet të autorizojë nisjen e negociatave për BREXIT.

Nesër fillon debati treditor në Parlament, ndërsa ai do të pasohet nga disa votime për atë nëse duhet që planit të Mayt t’i shtohen kushte ekstra për nisjen e bisedimeve me Brukselin, të parapara të fillojnë më 31 mars.

Ndonëse nuk besohet se plani i saj do të bllokohet në tërësi, May e ka të nevojshme që të ketë përkrahjen e tërë partisë së saj për të marrë miratimin e parlamentit.


Sot, reagimi i deputetit konservator, Neil Carmichael, ka bërë që uniteti i partisë së Mayt të thyhet.

“Ne do të mund të përballemi me prospektin e largimit nga BE-ja në formën sikur jemi duke ‘u rrëzuar nga shkëmbi’ – ashtu siç e kanë përshkruar disa daljen nga BE-ja pa marrëveshje, duke u përballur me pasoja shkatërruese ekonomike”, ka thënë Carmichael. “Parlamenti duhet ta ketë fjalën e fundit kur duhet të arrijmë pikën e fundit”.

Shumica konservatore në Parlament përbëhet nga 16 deputetë më shumë sesa opozita, mirëpo një zyrtar anonim i ka thënë Reutersit se duhen 20 konservatorë të votojnë kundër planit të saj.

Një nga ligjvënësit konservator, euroskeptiku Steve Baker, thotë se në përgjithësi janë 27 deputetë konservatorë gati për t’u rebeluar, mirëpo deri tash publikisht kanë folur vetëm Carmichael dhe Anna Soubry të cilët e kanë përmendur mundësinë e votimit kundër Qeverisë.

Sot u panë shenjat e para të pakënaqësisë brenda Partisë Konservatore, që po u përhapën mund të sjellin ndryshimin e planit të Mayt, duke e dëmtuar autoritetin e saj brenda Britanisë dhe potencialisht duke iu dhënë përparësi negociatorëve të BE-së në bisedimet për BREXIT-in. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori