LAJMI I FUNDIT:

​Nesër debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit

​Nesër debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit
Kuvendi i Republikës së Kosovës (Foto: Rdivan Slivova/Telegrafi)

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër nga ora 10:00, ku në mesin e shumë pikave që do të diskutohen është debati parlamentar ku kryeministri Albin Kurti pritet të flasë për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ditë më parë ka njoftuar se LDK ka thirrur këtë debat parlamentar për marrëveshjen që është përkrahur edhe nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

Pikat e rendit të seancës plenare:


1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, 4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,
8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori