Nëse vera nuk ka qenë ajo që do doje, atëherë ka diçka që duhet të bësh tani

Fundjavat e verës dhe ditët e plazhit, dalëngadalë mbetën pas dhe shumica i janë rikthyer punës (sa shpejt iku vera, kur ishte qershor, korrik, gusht dhe… ja ku jemi në këtë fillim vjeshte). Megjithatë, jo të gjithë kanë pasur fatin të kalojnë fundjava të bukura.
Një pjesë jo që nuk kanë pasur verën që donin, por disa kanë pasur edhe verë të tmerrshme. Por për të rifilluar punën, kujtimet e një vere të tmerrshme është e mira t’i lësh pas.
Fundjavat e verës, ndërsa temperaturat shkonin gjithmonë e më lart, nuk kanë qenë fatlume për të gjithë që t’i drejtoheshin detit… kështu që përgatitu!
Së pari, duke menduar pozitivisht. Në vend që të fillosh bisedën me miqtë, kolegët, fqinjët se sa e tmerrshme mund të ketë qenë vera, mendo më shumë për anën pozitive.
Ndërsa gjithçka mund të duket si një bisedë e shkurtër, të gjitha ngjarjet negative që mund të të kenë ndodhur (qofshin edhe streset në punë), mund të të krijojnë një gjendje jo të mirë e t’i bëjë mendimet të kthehen në negative – gjë që mund të ndikojë edhe për rinisjen e punës në sezonin e ri.
Herën tjetër që miqtë të fillojnë të tregojnë ndodhitë e tyre të verës, kaloje bisedën në ndonjë ngacmim që mund të të lidhë me vjeshtën, në mënyrë që të mos e mendosh më periudhën që të ka stresuar (mjafton të kujtosh kungullin dhe biseda zhvendoset vetë në festat e shumta të vjeshtës.)
E ndërsa dielli i nxehtë dhe temperaturat e larta janë ende të pranishme, merr më të mirën prej këtyre ditëve. Edhe nëse nuk e ke shijuar të gjithë verën siç do të doje, mund të bëhesh gati për të shijuar gjethet e vjeshtës.
Kur të fillosh të tregosh se sa e mrekullueshme ishte vjeshta, duhet të fillosh të besosh veten – nuk ka pengje për verën dhe as keqardhje pse iku ashtu si iku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Donatella largohet nga posti i drejtoreshës kreative të brendit Versace

Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Grimierja e yjeve të famshme zbulon trukun ideal për buzë më të plota
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës