Nëse po kërkon në Google për simptomat e shëndetit, ja mënyra e duhur si ta bësh

Sa herë ju ka ndodhur që pas një simptome, të vraponi në kompjuter ose direkt në telefon për të kuptuar më shumë rreth kësaj shenje?
Sondazhet tregojnë se rreth 90% e pacientëve kërkojnë në Google për simptomat e tyre para se të flasin me mjekun. Por, një zakon i tillë mund t’ju shkaktojë ankth.
Këtu janë pesë mënyra sesi duhet të kërkoni në mënyrën e duhur në Google për simptomat e shëndetit:
Filloni kërkimin me burime të njohura dhe me reputacion
Kërkoni në faqet zyrtare të organizatave të mëdha shëndetësore, spitaleve dhe universiteteve të njohura
Informacioni i pasaktë shëndetësor është kudo në internet. Ju duhet të filloni kërkimin me burime të njohura dhe me reputacion. Faqe të tilla si Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Klinika Mayo apo Klinika Cleveland njihen si ndër më të besuarat sa i takon informacioneve që përcjellin bazuar në burime dhe kërkime shkencore.
Kontrolloni në disa burime
Që të kuptoni nëse një studim është i besueshëm duhet të kërkoni në disa burime: nëse është botuar në një revistë shkencore, në një website të njohur dhe me reputacion. Nëse po, sa transparent është kërkimi, kush e ka financuar, a ka konflikt interesi etj.
Kuptoni si po ju bën të ndiheni ky kërkim
Nëse jeni duke kërkuar simptomat dhe jeni vërtet të stresuar, kjo është një flamur i kuq. Në vend që të futeni në panik, kontaktoni një mjek i cili mund t’ju ndihmojë në dhënien e përgjigjeve për të gjitha pyetjet që keni.
Mbani shënim informacionet që doni të diskutoni
Sigurohuni që të shënoni artikujt ose faqet e internetit që po vizitoni. Nëse një studim ose artikull i veçantë është me interes, ruajeni atë. Në këtë mënyrë, kur shkoni te mjeku, ju mund t’i prezantoni një listë me pyetje apo çështje që doni të diskutoni.
Kur keni dyshime, bisedoni me ekspertë shëndetësorë
Në fund të fundit, nëse për çdo simptomë të shëndetit kërkoni të dhëna në internet, ju mund të zgjidhni edhe rrugën e shkurtër dhe më të sigurt: takimin direkt me një mjek, infermier ose vizitë në një klinikë të specializuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët