Gresa Gashi dhe Drilon Rama javën që shkoi kanë qenë të përfshirë në disa debate.

E gjithë kjo nisi me akuza ndaj njëri-tjetrit, për disa gjëra që kanë ndodhur më herët.


Aktorja tha se e ka sugjeruar për disa nominime, të cilat i kishte shkruar në dorë, ku përmendi emrat ‘Lela - Leo’.

Foto: Screenshot/YouTube

Boksieri mohoi një gjë të tillë duke shtuar se nuk ka folur kurrë me Gresën për nominime.

“Mos rrej, mos shpif”, iu drejtua Gresa.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata dhanë versionet e tyre, duke mos u pajtuar në gjërat që kanë deklaruar brenda.

“Nëse pin alkool, ti kurrë nuk më afrohesh më”, i kishte thënë Driloni - Gresës në një moment.

Foto: Screenshot/YouTube

Situata vazhdoi edhe në spektakël, ku ata kaluan në ofendime ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/