LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk e nënshkruan dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ivanovi do ta shkel Kushtetutën

Nëse nuk e nënshkruan dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ivanovi do ta shkel Kushtetutën

Siç kemi informuar që mbrëmë, Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov do të vazhdojë të kundërshtojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, apo thënë më shkurt, gjuhën shqipe.

Ai vazhdon me kundërshtimet e ngjashme të mëhershme, të cilat janë në një vijë me ato të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, çfarë thot Kushtetuta e vendit rreth veprimeve të Ivanovit? Më poshtë e keni Nenin 75 të Kushtetutës që thotë:


“Ligjet shpallen me dekret. Dekreti për shpalljen e ligjeve nënshkruhet nga kryetari i Republikës dhe kryetari i Kuvendit. Kryetari i shtetit mund të vendosë që të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit.

Kuvendi përsëri e shqyrton ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, kryetari i Republikës është i obliguar që ta nënshkruaj dekretenin.

Kryetari është i obliguar ta nënshkruaj dekretin, nëse sipas Kushtetutës ligji miratohet me dy të tretën e shumicës së votave, nga numri i përgjithshëm i deputetëve.”

Siç mund të shihet, Ivanovi është i obliguar që ta nënshkruaj dekretin për ligjin, dhe nëse nuk e bën ëktë, atëherë ai e shkel Kushtetutën.

Respektimi i këtij neni nuk varet nga mënyra se si është votuar ligji, pra në këtë rast edhe nga lënia anash e debatit për mbi 35 mijë amandamentet e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori