LAJMI I FUNDIT:

Nëse doni që bateria e iPhone-it tuaj të zgjasë më shumë, atëherë duhet të përdorni patjetër këto dy metoda

Nëse doni që bateria e iPhone-it tuaj të zgjasë më shumë, atëherë duhet të përdorni patjetër këto dy metoda

Telefonat inteligjentë kanë evoluar shumë që kur Steve Jobs prezantoi iPhone-in e parë në vitin 2007 – por bateria ende mbetet një pikë e dobët edhe pothuajse pas dy dekadave.

Por, si mund ta ruajmë baterinë e iPhone-it dhe të sigurohemi që të zgjasë tërë ditën dhe çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, Apple ka dy opsione fantastike se si mund ta arrini këtë, dhe asnjëra nga opsionet nuk përfshinë veçorinë ‘saver mode’.


Apple thotë se për të përfituar sa më shumë nga pajisja e juaj, atëherë duhet të rregulloni ndriçimin e ekranit dhe të përdorin Wi-Fi-n në vend të rrjetit telefonik kudo që të jetë e mundur.

“Ekzistojnë dy mënyra të thjeshta për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë – pavarësisht se si e përdorni pajisjen tuaj: rregulloni ndriçimin e ekranit dhe përdorni Wi‑Fi”, thotë Apple.

Zvogëlimi i ndriçimit të ekranit

Zvogëlimi i ndriçimit të ekranit do të zvogëlojë sasinë e energjisë që përdor, pasi mbajtja e panelit të ndezur është një nga harxhimet më të mëdha të baterisë së telefonit tuaj.

Arsyeja që jetëgjatësia e baterisë në celularët modernë nuk është shumë më i mirë se 17 vjet më parë, janë ekranet e mëdhenj me rezolucion të lartë që përdorim tani, të cilët harxhojnë sasi të mëdha energjie.

Përdorni rrjetin e Wi-Fi-s dhe jo rrjetin celular në telefon

Apple këshillon përdoruesit që të përdorin rrjetin e Wi-Fi-s kudo që të jetë e mundur për të ruajtur baterinë kur konsumoni të dhëna.

“Kur përdorni pajisjen për të pasur qasje në të dhëna, rrjeti me Wi-Fi përdor më pak fuqi se sa një rrjet ceular”, potencoi gjiganti teknologjik. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori