LAJMI I FUNDIT:

Nervoz pas takimit me Kurtin, Vuçiq e poshtëron Petkoviqin

Nervoz pas takimit me Kurtin, Vuçiq e poshtëron Petkoviqin

Pas takimit të së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi, nuk ka mundur ta fshehë nervozizmin. E, në tërë këtë nervozë të Vuçiqit, viktimë ishte Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu drejtuar gazetarëve, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një moment është ndalur, me ç’rast Petkoviq, deshi t’i pëshpëriste, por reagimi i Vuçiqit ishte poshtërues për vartësin e tij.

Derisa po tregonte se çfarë kishin biseduar gjatë takimit me Kurtin, Vuçiq në një moment u ndal dhe po mendohej. Prandaj Petkoviq deshi ta ndihmonte, duke i pëshpëritur, por kjo nuk i pëlqeu shefit të tij dhe e bëri të skuqej para kamerave drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.


“Kurdo që mendon se nuk me kujtohet, ose ndalem për një sekondë, mendo dy herë nëse e di ose jo”, tha Vuçiq, duke ia tërhequr vërejtjen Petkoviqit për shkak të pëshpëritjes, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/LazarVojinovic_/status/1417132841574490129?s=20

Të hënën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u zhvillua rundi i radhës i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi ishte i dyti me radhë midis Kurtit dhe Vuçiqit.

Por, në këtë takim nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Kurti tha se në takim me Vuçiqin ka propozuar një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, por shtoi se ajo u refuzua “ende pa u lexuar”.

“Për mua kjo tregon mosgatishmërinë për marrëveshje, meqenëse u refuzua pa u lexuar fare”, tha Kurti, pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori