Punonjësi i paemëruar, që nuk ishte paguar për gjashtë javë për punën e kryer, e ka turpëruar kontraktuesin me anë të një billbordi.

Madje, në tablonë që është ngritur në Birmingham të Anglisë, është vënë edhe një fotografi e madhe e burrit të njohur vetëm si Dave, transmeton Telegrafi.


“Dave nuk pagoi për punën e kryer, as pas gjashtë javësh. Mos u bëj si Dave. Kam edhe unë fatura për të paguar”, shkruan në billboard.

Nepermjet foto 2 Ankesa në billboard

Thurja që nënkupton ‘paguaj atë që detyrohesh’ tashmë është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, në kërkim të së drejtës për kryerjen e obligimeve ndaj punëtorëve.

Ende nuk dihet, se çfarë punë ka kryer ai punonjës për Dave, apo sa është shuma monetare që i detyrohet. /Telegrafi/