LAJMI I FUNDIT:

Nëpër barnatore ka mungesë insuline

Nëpër barnatore ka mungesë insuline
Foto: Ilustrim

Shoqata e personave të diagnostifikuar me diabet, ”Balance”, thotë se në muajt e fundit, pothuajse në të gjitha barnatoret mungon insulina, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo shoqatë ka kërkuar takim në ministrinë resore, por nuk i ka pritur askush, ndërkaq kur mungon një lloj insuline, të sëmurët me diabet e zëvendësojnë me ndonjë lloj tjetër.

Sipas Cvete Serafimovski nga ”Balance”, kjo është në dëm të pacientëve, pasi që rrezikohet jeta. Serafimovski thotë se organizmit i duhet kohë që të përshtatet me ilaçin e ri, nëse e pranon, ndërkaq duhet që insulina të ndrohet në kushte klinike kur pacienti është në mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.


Kjo shoqatë thotë se janë publikuar specifikat e tenderit të ri për blerjen e insulinës, me të cilin zvogëlohen sasitë e insulinës analoge bashkëkohore, por rriten ato humane. Sipas tyre, në tenderin e fundit, 90% e insulikës ishte bashkëkohore, që më pastaj të bie në 75%, kurse me speficikat e fundit, insulina bashkëkohore është 55% nga sasia e përgjithshme. Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të detyruar të llojit të insulinës nga pacientët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori