Site icon Telegrafi

Nëntë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar – publikohet momenti i shembjes së çatisë së një kishe në Meksikë

Nëntë persona raportohet se kanë gjetur vdekjen dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pasi një çati e kishës u shemb në Meksikë.

Mediat lokale thanë se 49 persona u dërguan në spital, pasi çatia e kishës Santa Cruz të Ciudad Madero u rrëzua, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas tha se rreth 100 njerëz ishin në meshë në momentin e shembjes.

Mediat lokale raportuan se ishte një pagëzim.

Një numër fëmijësh besohet të jenë në mesin e të bllokuarve dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentin e shembjes së çatisë së kishës. /Telegrafi/

Exit mobile version