LAJMI I FUNDIT:

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Foto: Ilustrim

Nëntë raste të reja të infektimit me COVID-19 janë konfirmuar këtë të premte në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 284 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19.


“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.328 doza të vaksinës. Deri më sot 823.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.818 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, nga 284 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.182. Në total numri i rasteve aktive është 56”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori