Në stinën verës femrat dëshirojnë të kenë këmbë të bukura. Por për disa prej tyre kjo është e vështirë për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe variceve.
Ja disa informacione që do t’u lehtësojnë mbi krijimin dhe kurimin e variceve.
1. Të qëndrosh këmbë mbi këmbë nuk të shkakton varicet
Deri më sot të gjithë kemi menduar se kryqëzimi i këmbëve është një nga shkaqet kryesore të variceve, por ekspertët thonë se kjo nuk ndikon. Grumbullimi i gjakut në fakt shkaktohet më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë apo ulur.
Shkaqe të tjera, thotë Luis Navarro, themeluesi i qendrës së trajtimit të variceve në Nju Jork, janë obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve dhe kontrolli hormonal i lindjes.
2. Nuk janë thjesht një problem kozmetik
Koncepti më i zakonshëm është se varicet të shëmtojnë këmbët, por nuk duhet shmangur as efekti i tyre në shëndet. “Varicet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve”, thotë doktor Navarro.
Pra, kur duhet të shkojmë tek doktori? “Nëse këmbët tuaja ndjehen të rënda apo ju dhembin në fund të ditës”, thotë Lindsey Bordone, doktoreshë dermatologe në universitetin e Columbias.
3. Është trashëgimi gjenetike
Por mos fajësoni asnjë prej prindërve tuaj. “Ju mund të trashëgoni këto tendenca nga të dyja anët e familjes, dhe kjo mund të kalojë edhe një brez”, thotë dr. Martin.
4. Varicet dhe kapilarët e dukshëm nuk janë e njëjta gjë
Kapilarët janë të vegjël, vena të vogla gjaku që mund të shihen nën lëkurë, zakonisht janë të padëmshme, dhe janë si pasojë e qarkullimit të ulët të gjakut dhe variceve që mund të formohen.
Ndërsa varicet janë zgjerimi i venave ku qarkullon gjaku, janë të trasha si fije dhe zgjaten në këmbë.
5. Edhe meshkujt kanë varice
Ekspertët vlerësojnë se 70-80% e pacientëve që trajtohen me varice janë femra, por kirurgu vaskular, Garth Rosenberg thotë se edhe meshkujt vuajnë nga kjo sëmundje edhe pse kanë më pak nevojë për trajtim.
6. Edhe shtatzënia shkakton varice
Ekspertët thonë se gjatë shtatzënisë ndaj venës kryesore që furnizon pjesën e poshtme të trupit, dhe fetusi praktikisht mund të bllokojë qarkullimin e gjakut.
Krahas kësaj, prodhimi i hormoneve shtesë gjatë shtatzënisë, shkakton një lëshim të muskujve të venave, me tendencë që ato të zgjerohen. Në këtë mënyrë rritet rreziku për varicet.
7. Ushtrimet janë mënyra më e mirë e parandalimit të variceve dhe kapilarëve
Këshilla kryesore që japin ekspertët është: ecni sa më shumë në këmbë. Mos harroni të bëni ushtrime, sidomos noti dhe ngjitja e shkallëve. Këto ushtrime rrisin qarkullimin e gjakut. Një gjë e mirë e këtyre ushtrimeve është se shputa e këmbës është gjithmonë në lëvizje.
Mos u arsyetoni se nuk keni kohë. Mjekët rekomandojnë një ushtrim të thjeshtë. Gjatë gjithë ditës, ngrihuni në majë të gishtave të këmbës dhe pastaj ulini poshtë.
8. Nuk ka asnjë mënyrë për të reduktuar dukshmërinë e tyre
Disa pacientë përdorin kremra kozmetikë për të mbuluar varicet. Por nuk mund të lehtësoni simptomat e dhimbjes. Dr. Navarro dhe dr. Martin japin tre sugjerime:
• Çorape të gjata apo geta që ju ngushtojnë. Ato mund të blihen në farmaci dhe janë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, si për gjunjët, për kofshët, për bustin etj.
• Quhet “Horse Chestnut Seed Extract” dhe mund të blihet online. Ai ndihmon në hapjen e venës. Përbërja e saj vjen nga guacka e gështenjës.
• Vaji “Witch Hazel” ka efektin e getave dhe nëpërmjet përbërjes së tij kimike ‘shtrydh’ lëkurën dhe lehtëson dhimbjen. Witch Hazel përbëhet nga një shkurre me lule të verdha me erë të mirë. Në Amerikë është lule vjeshte, ndërsa në Azi lule dimri.
9. Trajtimi është më i mirë se kurrë, ky është një lajm i mirë
Sipas ekspertëve, trajtimi sot është shumë i avancuar. “Nuk ka plagë, nuk ka prerje, por një shërim minimal. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian