Instituti për Hulumtime Strategjike dhe për Edukim ka nisur një iniciativë për nënshkrimin e një deklaratë të përbashkët mes krerëve të universiteteve në Maqedoni.

Deklarata ''Universitet pa korrupsion'' është nënshkruar nga të gjithë rektorët e universiteteve të Maqedonisë dhe e njejta parasheh që institucionet e arsimit të lartë, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Kjo deklaratë bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtje të përshpëritësve ndërsa e njejta nisë është mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni.

Zv.Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Micaela Schweitzer-Bluhm në prezencë të rektorëve tha ''Lufta kundër korrupsioni kërkon angazhim të të gjithë faktorëve në shoqëri. është e patjetërsushme që të dihen qartë rregullat dhe të promovohet integritet. Gjithashtu duhet të përdoret transpareca dhe përgjegjësia.''

Njejtë, rektorëve ministresha e Arsimit, Renata Deskoska ju dha propozim ligjin për arsim të lartë. /Telegrafi/

Deklarata e universiteteve

Deklarata e universiteteve 1