LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandumi për hartim të planit për mësim në distancë në shtator

Nënshkruhet memorandumi për hartim të planit për mësim në distancë në shtator

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të mbështes projektet të përbashkëta të Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, për projektet e përbashkëta për ofrimin e mësimit në distancë dhe digjitalizimin e sistemit të arsimit në Kosovë.

Në këtë projekt i cili do të zbatohet nga Instituti ATOMI ka si fushëveprim Hartimin e Planit për Mësimin në Distancë për klasat 1-9, në rast se pandemia COVID-19 pamundëson vijimin e rregullt të procesit mësimor në objekte shkollore në shtator 2020, si dhe Hartimin e Strategjisë së Digjitalizimit të Arsimit, e cila do të përcaktojë bazat për digjitalizimin e sistemit arsimor dhe të proceseve ndërlidhëse të arsimit në Kosovë.

Instituti ATOMI kontribuon në planifikimin e eMësimit dhe në hartimin e strategjisë për digjitalizimin e arsimit në Kosovë
Lexo po ashtu Instituti ATOMI kontribuon në planifikimin e eMësimit dhe në hartimin e strategjisë për digjitalizimin e arsimit në Kosovë

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.


“Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, përmes të cilit Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të mbështesë projektet e përbashkëta për ofrimin e mësimit në distancë dhe digjitalizimin e sistemit të arsimit në Kosovë. Për shkak të pandemisë, nënshkrimi i Memorandumit u bë gjatë një takimi virtual ku, përveç ministrit Likaj dhe Ambasadorit Abbott, morën pjesë edhe drejtori i British Council me Kosovë, Angus Bjarnason dhe Isuf Thaçi nga Instituti ATOMI”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë bëhet e ditur se Likaj u zotua se MASh do të kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë, të cilat i ka marrë përsipër me këtë Memorandum, në mënyrë që projektet të realizohen me sukses.

“Projekti, i cili do të zbatohet nga Instituti ATOMI ka si fushëveprim Hartimin e Planit për Mësimin në Distancë për klasët 1-9, në rast se pandemia COVID-19 pamundëson vijimin e rregullt të procesit mësimor në objekte shkollore në shtator 2020, si dhe Hartimin e Strategjisë së Digjitalizimit të Arsimit, e cila do të përcaktojë bazat për digjitalizimin e sistemit arsimor dhe të proceseve ndërlidhëse të arsimit në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori