LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Këshillit Prokurorial dhe Akademisë së Drejtësisë

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Këshillit Prokurorial dhe Akademisë së Drejtësisë

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Valon Kurtaj, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për mbështetjen e avancimit profesional dhe lehtësimin e zhvillimit të programeve të trajnimit për sistemin prokurorial.

Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, ka thënë me këtë rast se ky memorandum do të fokusohet në shkëmbimin e informatave të ndërsjella për zbatimin e aktiviteteve për vlerësimin e nevojave, përcaktimin e politikave, zbatimin e programit dhe shkëmbimin e të dhënave lidhur me trajnimet, por edhe vlerësimin e ndikimit të tyre.

“Në këtë aspekt, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të angazhohet në mënyrë proaktive për vlerësimin e nevojave për trajnim të prokurorëve dhe stafit administrativ dhe për hartimin e politikave trajnuese”, ka thënë Hyseni.


Ndërsa drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Kurtaj, ka thënë se institucioni që udhëheq ai do të angazhohet për të bërë zbatimin e trajnimeve për anëtarët e sistemit prokurorial, në mënyrë që të bëhet ngritja e nevojshme e kapaciteteve të sistemit prokurorial.

Sipas njoftimit për media, Këshilli Prokurorial dhe Akademia e Drejtësisë do të bëjnë në vazhdimësi shkëmbimin e të dhënave bazike të prokurorëve dhe stafit administrativ lidhur me të dhënat për pjesëmarrjen në trajnime dhe programe të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori