LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për këmbimit e nxënësve dhe studentëve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

Nënshkruhet marrëveshja për këmbimit e nxënësve dhe studentëve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi të mirëkuptimit në fushën e arsimit të këmbimit të nxënësve dhe studentëve ndërmjet Kosovës dhe organizatës gjermane “Education Unlimited a.V.”. Gjatë këtij takimi ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Haradinaj, tha se ky memorandum është një hap tjetër që dëshmon se Qeveria po i jep rëndësi arsimit në vend.

Ai tha se fal këtij projekti të rinjtë e Kosovës kanë fituar mundësi për të shkëmbyer përvoja.


“Falë këtij projekti dhe kësaj organizate, Kosova, fëmijët tanë, të rinjtë tanë, kanë përfituar një mundësi më shumë, një rast të vlefshëm, për t’i këmbyer njohuritë dhe përvojat. Falë këtij programi, ne kemi pranuar nxënës gjermanë të cilët e kanë vizituar Kosovën, për ta parë një Kosovë ndryshe, një Kosovë evropiane”, ka thënë Haradinaj.

Kurse kryetarja e organizatës, Kerstin Zielosko Labonte, tha se është shumë e rëndësishme të mësojmë nga njëri tjetri.

Ajo shpreson që ky bashkëpunim të thellohet, ndërsa njoftoi se vitin e ardhshëm do të organizojnë edhe punëtori për mësimdhënësit e Kosovës, me mësimdhënës të vendeve perëndimore.

“Ne duam që vitin e ardhshëm të mbajmë disa punëtori me mësimdhënës nga Gjermania, nga Austria, që të vijnë këtu dhe të punojnë me mësimdhënësit e Kosovës dhe të mbajnë punëtori të përbashkëta dhe ato njohuri që marrin, t’i transferojnë tek kolegët e tyre”, ka thënë Labonte.

Ky program është paraparë prej një kohëzgjatje prej pesë vitesh, ndërsa Haradinaj tha se do të donte që të ishte i përjetshëm. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori