LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja në mes Akademive të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Nënshkruhet marrëveshja në mes Akademive të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Marrëveshja e fundit për miqësinë, fqinjësinë e mirë dhe Bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë shpreh vullnetin e qytetarëve të të dyja vendeve për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane dhe do të thotë të jetosh në demokraci, zhvillim, paqe, stabilitet dhe prosperitet. Është vlerësimi i kryetarëve të Akademive të Shkencave të të dyja vendeve, Taki Fiti dhe Julian Revalski, të cilët në emër të dy institucioneve nënshkruan një Platformë Bashkëpunimi që duhet të ndihmojë për realizimin praktik të vetë marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fiti dhe Revalski theksuan se akademitë e shkencës së të dy vendeve kishin një kontribut të veçantë në përfundimin e marrëveshjes, nëpërmjet bashkëpunimit intensiv të ndërsjellë të vendosur gjatë viteve të fundit, kryesisht në projektet shkencore dhe kulturore dhe të artit.

Kryetari i ASHAM njoftoi se dy akademitë do të dërgojnë një thirrje në institucionet shkencore dhe kulturore, duke ofruar, siç tha ai, shërbimet e tyre të mira për të filluar bashkëpunimin në mes të gjitha institucioneve për përmbushjen e Traktatit të miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori