LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë për rajon më të lirë

Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë për rajon më të lirë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në panelin e diskutimit të Forumit Ekonomik në Shkup kanë shpalosur kushtet e marrëveshjes mes tre vendeve për rajon më të lirë në ekonomi dhe bashkëpunim mes qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Iniciativa mes tre vendeve në të ardhmen do të quhet “Open Balkan” që do të jetë ndryshim i emrit të deritanishëm “Mini-shengeni”

Sipas krerëve shtetëror të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, kjo nismë është për të mirën e qytetarëve, për ekonominë dhe lëvizjen e lirë të bizneseve, duke u bazuar në besimin mes vendeve dhe në mes institucioneve të këtyre vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në këtë forum, tre shtetet do nënshkruan marrëveshjen për:
Fuqi të lirë punëtore, me të cilën qytetarët e tre shteteve do të mund të punojnë në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut pa ndonjë leje pune që deri tani është dashur që ta marrin nëpër zyrat e punës nëpër institucione apo zyrat e policisë. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2022.

Bashkëpunimi për rajon të gjelbërt është marrëveshja dytë e nënshkruar mes tre vendeve për të realizuar aktivitete të përbashkëta në mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e turizmit malor dhe mbrojtjen e parqeve nacionale. Në këtë marrëveshje hynë edhe aktiviteti i përbashkët në raste të katastrofave humanitare. Tre shtetet do të përballen me katastrofat humanitare nëse do të ndodh në të ardhmen në Shqipëri, Serbi ose Maqedoni të Veriut. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2022, njofton Telegrafi Maqedoni.

Heqja e kufijve do të jetë pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara sot nga zyrtarët e tre shteteve. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori