Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se është nënshkruar deklarata e përbashkët, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Në konferencën e përbashkët për media, Vuçiq tha se synim i kësaj nisme është që deri në fund të vitit 2021 të krijohen kushtet që qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kalojnë kufijtë e tri vendeve me letër-njoftime.
Ai tha se me masa “më konkrete” të zbatimit të kësaj nisme, përfaqësuesit e tri vendeve do të dalin në takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Ohër, më 10 nëntor.
Rama, në anën tjetër, tha se çështjet e hapura midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet t’i pengojnë marrëveshjet për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
“Synimi që na ka bashkuar në këtë format ka rëndësi të madhe”, tha Rama, duke iu bërë thirrje të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që të bashkohen në këtë nismë.
Zaev tha se Maqedonia e Veriut e mbështet nismën, sepse “duhet të bëhet shumë më tepër për përafrimin ekonomik”.
Vuçiq qysh më herët ka dalë me idenë e një qasjeje të përbashkët të këtyre vendeve, ngjashëm sikurse Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia.
Sipas Vuçiqit, të vepruarit si bllok do t’iu jepte vendeve të Ballkanit reputacion më të mirë në Evropë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës