Në kuadër të Planit të Veprimit për Rritjen e Punësimit për të rinj, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka nënshkruar në kabinetin e tij kontratat për 70 ndërmarrës të rinj nga skema e granteve për fillim të bizneseve të reja, pas përfundimit të procesit të trajnimit për ndërmjetësim, proces i cili është mbështetur nga MKRS, ku 400 të rinj janë trajnuar nga ky program i trajnimit.
Skema e ndërmarrësisë do të sigurojë ndihmë me grante në vlerë prej 3,000 deri 5,000 euro për çdo plan biznesi të zhvilluar me sukses që është miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes.
“Edhe 70 të rinj përfitojnë nga skema e grandeve për start-up. Nga ky fond janë mbështetur të rinjtë të cilët paraprakisht kanë ndjekur trajnimin për ndërmjetësimin në punë dhe procesin e dhënies së grandeve për të hapur bizneset e tyre duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve të rinj. Objektivi kryesor i Programit është që të sigurojë mundësi për të rinjtë e papunë për ta nisur një veprimtari biznesi”, ka thënë ministri Gashi
Këto trajnime në ndërmarrësi u kanë mundësuar të rinjve procesin e kthyer nga një ide në një fillimi të suksesshëm biznesi. Projekti është fokusuar ekskluzivisht në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh