LAJMI I FUNDIT:

Nënshkrimi i marrëveshjes Beograd-Moskë, ministri Mehaj: Koha për të sanksionuar Serbinë

Nënshkrimi i marrëveshjes Beograd-Moskë, ministri Mehaj: Koha për të sanksionuar Serbinë

Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme. Marrëveshja e cila u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergey Lavrov, ka nxitur reagime të shumta.

Së fundmi lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Mehaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se është koha për të sanksionuar Serbinë.


“Kandidati kryesor për t’u anëtarësuar në BE” Serbia sapo nënshkroi një marrëveshje për të koordinuar politikën e saj të jashtme me MPJ-në e Rusisë. Për lajme që kërcënojnë sigurinë në rajon dhe më gjerë! Koha për të sanksionuar Serbinë!”, ka shkruar Mehaj.

Marrëveshja Rusi-Serbi alarmon BE-në, Von Cramon: Të ngrihen bisedimet me Serbinë, hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës
Lexo po ashtu Marrëveshja Rusi-Serbi alarmon BE-në, Von Cramon: Të ngrihen bisedimet me Serbinë, hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila e ka quajtur skandal të rëndë, duke thënë se ky është një sinjal se Bashkimi Evropian duhet të ngrijë bisedimet me Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin Rusinë”, ka shkruar Cramon në një postim në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori