LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e LSDM-së vlerëson raportin e KE-së: Kritika ndaj opozitës për ngecjen e Kuvendit

Nënkryetarja e LSDM-së vlerëson raportin e KE-së: Kritika ndaj opozitës për ngecjen e Kuvendit

Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, e ftuar në Në emisionin “Click Plus” në TV 21 ka shprehur vlerësimin e saj ndaj raportit të Komisionit Evropian, duke theksuar disa pika kryesore. Llukarevska theksoi se raporti përmbante kritika ndaj opozitës për ngecjen e punës në Kuvend, duke shtuar se ekziston një polarizim politik dhe frenime brenda institucionit legjislativ.

Nënvizimi i jokonstruktivitetit dhe bllokimit të përjetuar në periudhën e kaluar nga opozita është pjesë e raportit, megjithatë, ajo vlerësoi se ka 81% përparim në kapitujt e tjera. Llukarevskatha se, krahasuar me vitet e mëparshme, kur prioritet ishte kapja e shtetit, sot ka hapësira për diskutime të lira dhe kritika të ndryshme, gjë që tregon për një zhvillim pozitiv.

Një pikë e rëndësishme në raport, sipas Lukarevskas, është mobilizimi i qeverisë dhe administratës për të kontribuar në procesin e shqyrtimit. Ajo shtoi se, megjithëse puna është përfunduar, ka ende sfida dhe nevoja për pune të vazhdueshme në të ardhmen. Gjithashtu, theksoi se pushteti ekzekutiv po sjell reforma dhe shkurtime në mënyrë të nevojshme, duke lënë drejtësinë të vepronte në mënyrë të pavarur.


Llukarevska përfundoi duke shprehur besimin se deri në fund të mandatit aktual do të zhvillohet votimi për amendamentet kushtetuese, duke e vlerësuar këtë si mundësinë e tyre të vetme për të përshpejtuar proceset reformuese dhe për të bërë Maqedoninë e Veriut një pjesë të familjes evropiane. Ajo theksoi se është e rëndësishme të punohet në avancimin e konsensusit politik brenda shoqërisë për të arritur sukses në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori