LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i Prishtinës demanton Muratin: Sa është punësimi real z. ministër?

Nënkryetari i Prishtinës demanton Muratin: Sa është punësimi real z. ministër?

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka demantuar të dhënat e prezantuara nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me numrin e të punësuarve në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Murati shkroi se sipas të dhënave nga Administrata Tatimore e Kosovës, në maj të vitit 2019 kanë qenë mbi 318 mijë të punësuar aktivë. Ndërsa, sipas tij, në vitin 2022 ky numër është rritur për mbi 60 mijë.

“Të punësuarit aktivë sipas të dhënave zyrtare nga ATK: Maj 2019: 318,610 të punësuar – Maj 2022: 382,861 të punësuar”, shkroi ministri.


Hekuran Murati

Por, sipas nënkryetarit Zogaj këto të dhëna nuk janë reale. Në replikën e tij ai ka shkruar se “këta janë të gjithë punëtorë të regjistruar për t’i marrë subvencionet e pandemisë”.

Ndaj, ka pyetur ministrin se sa është numri i vërtetë i të punësuarve.

“Sa është punësimi real Z. Ministër? Sa vende të reja pune janë hapur në vitin 2021? “, pyeti Zogaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori