Nga makinat fluturuese te superjahtet, shumë mënyra futuristike të transportit janë zbuluar vitet e fundit.

Dhe në këtë drejtim, së fundmi është zbuluar anija më e fundit inovative, në formën e një nëndetëse luksoze.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nëndetësja, e quajtur U-Boat Worx Nexus Series, mund të transportojë nëntë pasagjerë deri në 200 metra nën ujë.

Screenshot 11 14

Ajo përmban një dritare të madhe vëzhgimi në formë veze dhe ulëset, të cilat sigurojnë që të nëntë pasagjerët të kenë një pamje të jashtëzakonshme.

Screenshot 12 11

Nëndetësja përmban 900-914 litra hapësirë të brendshme për të rritur dhe mund t'i vendosë vendet e saj në konfigurime të ndryshme, me një maksimum prej nëntë personash.

Screenshot 13 10

Në të dy anët e pilotit, janë të disponueshme tri ulëse me madhësi të plotë për të rriturit, ndërsa piloti ka një vend fiks në qendër.

Screenshot 14 11

Përndryshe, ulëset mund të riorganizohen për të akomoduar një pilot, gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, për gjithsej nëntë pasagjerë. /Telegrafi/