Ka nëna të divorcuara, të cilat kanë hedhur pas krahëve një lidhje të marrë fund mirë ose keq. Ka të tjera që, pasi kanë marrë vesh lajmin e shtatzënisë kanë vendosur ta çojnë deri në fund atë, të bindura për faktin se nuk do të kenë mbështetjen e babait të fëmijës.
Femrat që kishin në dispozicion të ardhura të mjaftueshme, por që s’kishin gjetur njeriun e duhur, i janë drejtuar fekondimit artificial. Të gjitha këto nëna kanë kënaqësi të madhe të sjellin në jetë një fëmijë dhe të kujdesen për të, edhe pse vështirësitë janë të mëdha: shumë prej tyre vuajnë problemin financiar, vetminë dhe mospasjen e kohës së lirë.
“Zanati” i nënës beqare është zanati më i vështirë në botë. Tensioni psikologjik që ndiejnë është i madh kur shtohet pesha e përgjegjësisë që një nënë duhet të përballojë e vetme. Ndonjëherë ka nga ato nëna që ndihmohen nga prindërit, motrat, vëllezërit dhe të afërmit, por ka të tjera që mbështeten vetëm te forcat e veta. Energjia që kërkohet është shumë e madhe.
Të jesh nënë dhe të punosh në të njëjtën kohë është tepër e vështirë, edhe kur një grua ka burrin pranë. Kënaqësi e madhe, por edhe shumë përgjegjësi: të jesh një nënë e vetme është një detyrë mjaft e vështirë, ndoshta më e rënda që mund të ekzistojë.
Pas punës një nënë nuk di se çfarë të bëjë më parë: të marrë fëmijën në shkollë, të bëjë pazarin, të shkojë në shtëpi që të ndihmojë fëmijën të bëjë detyrat, të gatuajë, të vendosë rrobat në rrobalarëse për t’u larë apo të pastrojë shtëpinë?
Mikeshat beqare, ose ato që mund të mbështeten te një shok të paktën bashkëpunues, sigurisht që kanë një jetë më të thjeshtë. E mira do të ishte që të kërkoni të ndërtoni një rrjet shpëtimi me të tjera mama beqare për të pasur ndihmë reciproke. Duhet të shihni me kujdes anën pozitive të gjendjes suaj familjare.
Gabimi që bëjnë mamatë e vetmuara është pikërisht fakti që nuk e vënë veten asnjëherë në vendin e fëmijëve. Nëse keni krijuar bindjen se ekzistoni vetëm për fëmijën, sigurisht që kjo nuk është një mënyrë e drejtë të jetuari. Nuk do të ishte keq që njëherë në javë për disa orë t’ia besonit fëmijën një dadoje, një mikes suaj, apo gjyshes, ndërsa ju shkoni disa orë në palestër apo bëni diçka tjetër për të hequr mendjen.
Një nga gabimet e shpeshta që bëjnë mamatë e vetmuara është mënyra e të qenët prepotente dhe shumë e pranishme në jetën e fëmijës. Lërini fëmijët të bëjnë jetën e tyre, mos u bëni të bezdisshme. Përpiquni që edhe ju të viheni në kontakt me realitetin, mos u mbyllni si në guaskë. Kujtoni se fakti që fëmija juaj është duke u rritur vetëm nga një prind nuk do ta bëjë atë të mos ndihet i dëshiruar.
Gjëja më e rëndësishme është të mos mbizotërojë dëshpërimi. Të gjesh një ekuilibër nuk është e lehtë, por jo e pamundur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri