Mjekët po studiojnë ndikimin e COVID-19 nga gratë shtatzëna te foshnjat e tyre në Singapor dhe me atë që kanë zbuluar deri tani, të dhënat janë mjaft interesante
Një foshnjë e lindur nga një nënë e infektuar në fillim të muajit nëntor, rezulton të ketë pasur antitrupa kundër virusit, por nuk mbartte sëmundjen.
Një studim që vijon mes disa spitaleve publike të qytetit nxit edhe më shumë përpjekjet për të kuptuar më mirë nëse infeksioni ose antitrupat mund të transferohen gjatë shtatzënisë dhe nëse kjo e fundit ofron një mburojë efektive kundër virusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se disa gra shtatzëna janë në rrezik të shtuar kur preken nga COVID-19, por ende nuk dihet nëse një grua shtatzënë e infektuar mund të kalojë virusin tek fetusi gjatë shtatzënisë ose foshnja pas lindjes.
Një grua nga Singapori, e infektuar me coronavirus në mars – kur ishte shtatzënë, tha për “Straits Times” se mjekët i thanë që djali i saj i mitur kishte antitrupa kundër virusit, por lindi pa infeksion.
“Ende nuk dihet nëse prania e këtyre antitrupave në një foshnjë të porsalindur jep një shkallë të mbrojtjes kundër infeksionit COVID-19”,- tha Tan Hak Koon, shef i sektorit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në spitalin e fëmijëve “KK Women”.
“KK Women” është një nga spitalet e përfshira në studim për të parë cili është ndikimi i virusit Covid-19 te nënat shtatzëna në Singapor. Detajet e të dhënave u bënë publike pasi foshnja e sapolindur rezultoi të kishte antitrupa.
Spitali Universitar Kombëtar, një tjetër spital i përfshirë në këtë studim, tha se studimi sheh efektet e COVID-19 mbi gratë shtatzëna, fetusin e tyre dhe ndikimin te foshnja, pas lindjes.
Në fakt, disa mjekë në Kinë kanë raportuar rënien, me kalimin e kohës, të antitrupave COVID-19 te foshnjat e lindura nga nëna që kanë qenë të infektuara me coronavirus.
Ndonëse ka prova që transmetimi gjatë shtatzënisë është i rrallë, një studim tjetër në Itali sugjeron që kjo është e mundur. Studime të tjera kanë treguar se antitrupat COVID-19 mund t’i kalojnë një fëmije përmes ushqyerjes me gji, ndërsa mendohet që antitrupat kalojnë gjatë shtatzënisë përmes placentës tek fëmija.
Paul Tambyah, një nga ekspertët kryesorë të sëmundjeve virale, tha se është një rezultat inkurajues që antitrupat janë të pranishëm te foshnjat në Singapor, disa muaj pas infektimit të nënës, por është e nevojshme të shtohen edhe më tej prova të tjera për të parë nëse ato sigurojnë një mbrojtje të gjatë nga virusi.
“Në të gjithë botën ka pasur miliona njerëz të infektuar, përfshirë ndoshta mijëra gra shtatzëna, me shumë pak raporte të infeksioneve te foshnjat. Kjo sugjeron që mund të ketë një mbrojtje nga antitrupat e nënës dhe ushqyerja me gji”,- tha Tambyah, presidenti i “Asia Pacific Society”, në Azi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri