LAJMI I FUNDIT:

Flet nëna që varrosi katër djemtë e vrarë

Flet nëna që varrosi katër djemtë e vrarë

Dy gra janë të vetmet anëtare të familjes Berisha në fshatin Kosuriq të Pejës, që presin për ngushëllime farefisin që hyn e del në shtëpinë e tyre, pas vrasjes së dy djemve të kësaj familjeje tri ditë më parë.

Katër vëllezër të familjes Berisha janë vrarë brenda 11 vjetësh. Derisa nëna e mbetur pa asnjë fëmijë, Shake Berisha, po vuante afrimin e datës kur dy djemtë e saj të parë në gusht do t’i mbushin 11 vjet prej se janë vrarë, në këtë fshat, në një pritë, asaj iu vranë të premten në mbrëmje edhe dy djemtë e tjerë, Arsim Berisha, që ishte 32 vjeç, ndërsa vëllai i tij Ramizi, 27 vjeç.

Edhe kryefamiljari mësohet se ishte vrarë në vitet ’90-a, shkruan “Zëri”.


E humbur në mërzinë e saj, ajo prapë gjen fjalët për ta shprehur dhembjen, duke rrëfyer ditët e kobshme kur humbi djemtë e saj, por edhe mllefin ndaj organeve të shtetit, që sipas saj nuk po tregohen efikase në zbardhjen e vrasjeve të fëmijëve të saj.

Në një rrëfim për “Zërin”, ajo thotë se sikur të përfillej ligji nuk do t’i humbte katër djem. “Do të shkoj gjykatë më gjykatë në Kosovë e në Evropë dhe drejtësinë e fundit do ta kërkoj për fëmijët e mi që m’i fikën dorasit, vrasësit, pa hak e pa hile, as djemtë e parë nuk më kanë pasur hak, as hile dhe as të fundit. Derisa Zoti të ma marr shpirtin nuk do ndalem së kërkuari drejtësi”, thotë ajo. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori