LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Astrit Deharit thotë se Prokuroria me sjelljet e fundit ia ka trazuar edhe më shumë shpirtin

Nëna e Astrit Deharit thotë se Prokuroria me sjelljet e fundit ia ka trazuar edhe më shumë shpirtin

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka thënë se nuk ka pasur nevojë që institucionet e Kosovës të ndajnë mjete financiare për të hetuar rastin e djalit të saj nëse puna do të ishte kryer me rregull.

Xhemile Dehari, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë po të ishte punuar si duhet për rastin e vdekjes së djalit të saj paratë nuk është dashur të shkonin në Lozanë por t’iu ndaheshin studentëve ose të varfërve në Kosovë.

Ajo thotë se edhe raporti që është bërë nga Kosova është vonuar me muaj të tërë.


“Ne nuk e dimë çka kanë dërguar nga Kosova. Vonesa është bërë nga Kosova e jo nga Lozana”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Nëna e Astrit Deharit thotë se e falënderon Lozanën për punën që e kanë kryer dhe njoftimin që e kanë bërë se puna është kryer.

Xhemile Dehari thotë se institucionet e Kosovës në vend se ta qetësonin shpirtin e saj ato e kanë trazuar edhe më shumë pasi asnjë informacion të saktë nuk i kanë dhënë e sipas saj duke u munduar të fshehin datën e ardhjes së raportit e gjëra të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori