Prezantuesi i njohur Blendi Fevziu ka treguar edhe më herët se i ka shumë qejf udhëtimet.

Ai ka vizituar shumë vende të botës, ndërsa bregdeti i Shqipërisë duket të jetë për të një nga më të preferuarit e tij.


Së fundmi, Blendi ka shkuar në Dhërmi, për të shijuar disa ditë pushimi.

Ai ka ndarë me fansat e tij në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se këtë herë ai ka provuar një eksperiencë të re.

Blendi është zhytur brenda në ujin e 'kristaltë' të Dhërmiut për të eksploruar poshtë tij.

Prezantuesi duket të ketë qenë shumë entuziast teksa e ka bërë këtë gjë, përderisa ka ndarë me fansat disa imazhe në Instagram. /Telegrafi/

blendi1

blendi2

blero3