Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, jeton dhe vepronprej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, ajo nuk harron asnjëherë rrënjët dhe shpesh e shpreh në mënyra të veçanta dashurinë që ka për trojet shqiptare.


Me rastin e Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, bukuroshja e njohur ka zgjedhur një formë unike për të uruar.

315926204 528252322529430 1305696639365271417 n Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta publikoi një video në Instagram ku shfaqet duke vallëzuar nën ritmet e këngës shqipe.

“Gëzuar 28 nëntori”, ka shkruar ajo.

315104449 1581080055666719 699415426974439972 n Foto: Screenshot/Instagram

Në insertin e shkurtër, zeshkania shihet në një jaht luksoz e veshur kuq e zi e duke kërcyer.

Për festën madhështore, krahas në Shqipëri u organizuan edhe një sërë aktivitetesh në Kosovë. /Telegrafi/

317141187 1507239689703278 5792724295435152988 n Foto: Screenshot/Instagram