LAJMI I FUNDIT:

Nën kërcënimin e thikës, 32-vjeçari i grabit makinën pronarit të mobilerisë në Tiranë

Nën kërcënimin e thikës, 32-vjeçari i grabit makinën pronarit të mobilerisë në Tiranë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi nën kërcënimin e thikës ka grabitur një makinë në Tiranë.

Policia bën të ditur se një shtetas kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Grab”.

Vodhi me dhunë një automjet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shtetasi çelësin e automjetit të cilin e kishte parkuar në hyrje të mobilerisë. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori