LAJMI I FUNDIT:

Nehat Mustafa: Jo 157, por 20 ish-pjesëtarë të UÇK-së janë në listën e Interpolit

Nehat Mustafa: Jo 157, por 20 ish-pjesëtarë të UÇK-së janë në listën e Interpolit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka thënë që vetëm 20 ish pjesëtarë të UÇK-së janë në listën e Interpolit. Disa prej emrave, sipas tij, janë larguar si rezultat i reagimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës dhe se një listë e cila ka qarkulluar në media me 157 emra nuk qëndron.

“Policia e Kosovës (Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU) ka verifikuar të gjithë 157 emrat të cilët janë pjesë e kësaj liste dhe e cila po prezantohet nëpër media si listë e INTERPOL-it. E vërteta është se vetëm 20 nga këta 157 emra janë në listën e INTERPOLIT. Policia e Kosovës, më 16.12.2016 përmes zyrës së INTERPOL-UNMIK ka dërguar ankesë për futjen e këtyre 20 personave në listën e kërkimit nga INTERPOL dhe ka këkuar largimin e tyre.

Përndryshe, dhjetëra emra janë larguar nga kjo listë si rezultat i reagimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës. Përndryshe, lista prej 157 ish pjesëtarëve të UÇK e cila po prezantohet nëpër media si listë e INTERPOLIT, në të vërtetë është listë e publikuar në “Libri i Bardhë” i nxjerr nga Qeveria e Serbisë në vitin 2003”, thotë Mustafa.


Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori