Site icon Telegrafi

Në Vushtrri fillojnë të shpërndahen faturat për shërbimin e mbeturinave, qytetarëve u kërkohet t’i paguajnë borxhet

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se në bashkëpunim me ndërmarrjen publike lokale “Përparimi” kanë filluar të shpërndahen faturat për shërbimin e mbeturinave në të gjitha fshatrat dhe në qytet.

Komuna ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që kanë borxhe të papaguara për shërbimet e mbeturinave t’i kryejnë këto pagesa deri më 31 tetor 2024, shkruan Telegrafi.

Në njoftimin e Komunës u bëhet lutje qytetarëve që të respektohet ky afat.

Tutje bëhet e ditur se rastet sociale janë të liruara nga këto pagesa. /Telegrafi/

Exit mobile version