Në Vushtrri 14 të shëruar e 10 të infektuar, 84 raste aktive me COVID-19

Në Komunën e Vushtrrisë janë paraqitur edhe 10 raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli thotë për RTV Dukagjinin se në bazë të informacioneve të para infektimet e reja janë raste kontakti të personave që janë prekur disa ditë më parë.
“Po ashtu sot janë shëruar edhe 14 raste të reja. Vlen të përmendet se ditët e fundit numri i të shëruarve ka qenë shumë më i madh se i të prekurve me COVID-19. Aktualisht kemi 84 raste aktive me coronavirus”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Meholli ka thënë se ka pasur raste edhe në institucione publike si Gjykata Themelore e Vushtrrisë dhe me gjasë kemi raste edhe nga Posta e Kosovës./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































