Emily Ratajkowski duket se ka një tjetër romancë të re në jetën e saj, pasi pranoi se dëshironte të takohej me “shumë të dashuR” pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard.

Përveç romancës së fundit me Pete Davidson dhe u pa në një takim tjetër me DJ Orazio Rispo vetëm javën e kaluar - modelja doli me një burrë tjetër të mërkurën, artistin Jack Greer.


Emily dhe Jack u panë duke ndarë një puthje ndërsa ishin jashtë apartamentit të saj në New York, duke dëshmuar se ylli i “Gone Girl” është mirë dhe me të vërtetë po shijon beqarinë.

65861493 11567279 Close Emily and Jack enjoyed a steamy make out session by her ap a 70 1671750726113

Emily, 31 vjeç, dhe Jack, 35 vjeç, shijuan momentin pranë apartamentit të saj pas një nate të nxehtë takimi të mërkurën (21 dhjetor).

Me krahët e tyre të mbështjellë rreth njëri-tjetrit, nëna e një fëmije vendosi njërën dorë në gjoks pas puthjes së tyre pasionante, shkruan DailyMail.

65861491 11567279 Kiss kiss The stunner looked giddy as she chatted with the New Y a 69 1671750725945

Emily u pa me veshje të thjesht me një xhaketë të kuqe të fryrë dhe xhinse, duke shtuar atlete dhe një shall, ajo i mbante flokët të lëshuara dhe zgjodhi një grim minimal.

Dalja e tyre vjen disa orë përpara se ajo të postonte në TikTok ku ajo la të kuptohej se donte të dilte me shumë njerëz.

65861533 11567279 The latest Emily Ratajkowski was seen going on another date DJ O a 105 1671739628063

Ajo foli fjalët e një audioje për një video të TikTok që thoshte: 'Do të isha me shumë burra, gjithashtu edhe disa gra, të gjithë janë të nxehtë, por në një mënyrë interesante'.

Pete dhe Emily u përfol për herë të parë se ishin në lidhje në nëntor, kur u panë në një darkë në New York.

65861531 11567279 Candid After their kissing session the duo enjoyed a conversatio a 76 1671750726789

Menjëherë pas paraqitjes së tyre të parë publike, Pete dhe Emily u panë së bashku në lojën e New York Knicks kundër Memphis Grizzlies më 27 nëntor.

Në fillim të këtij muaji, një burim i tha People se Pete dhe Emily, ‘po bëhen pak më seriozë’.

65861537 11567279 Cheeky The handsome artist donned a black bomber jacket with car a 71 1671750726139

Megjithatë, vetëm disa ditë pas atij raporti, Emily u pa në një takim tjetër me DJ Orazio Rispo.

Emily ishte parë më parë duke u puthur me Orazion në tetor, vetëm një muaj pasi ajo u divorcua nga producenti i filmit Sebastian Bear-McClard.

65861499 11567279 By her apartment following a hot date night a 68 1671750725936

Është e paqartë nëse Pete dhe modelja janë ende në lidhje, por komediani u pa duke u larguar nga shtëpia e modeles në fillim të dhjetorit.

Pete, 29 vjeç, është parë në takime edhe me aktoren Chase Sui Wonders, 26 vjeç, në dy raste të ndryshme tashmë, në një lojë hokej dhe në dyqan ushqimesh.

65783475 11567279 Date night Pete and Emily were seen together at a New York Knick a 78 1671750726981

Yjet u panë sërish të hënën në mbrëmje duke mbërritur në banesën e tij në New York.

Dalja e tyre vjen pasi përfaqësuesi i tij tha se aktorët janë 'miq të shkëlqyeshëm' përmes TMZ.

65866257 11567279 Smooches Emily was previously spotted kissing Orazio back in Oct a 79 1671750726982

Emily dhe ish-burri i saj, Sebastian kanë djalin Sylvester Apollo, i cili mbush dy vjeç më 8 mars 2023.

Emily bëri kërkesë për divorc në shtator pas katër vitesh martesë, sipas Page Six, pasi ai dyshohet se e tradhtoi.

Ajo u martua me aktorin dhe producentin Sebastian në vitin 2018 më 23 shkurt 2018 në një gjykatë në New York. /Telegrafi/

65783433 11567279 Eyes locked Pete has been spotted with Bodies Bodies onscreen lo a 80 1671750727200