Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt ngadalë po i mbyllen të gjitha strategjitë dalëse rreth çështjes së Demarkacionit.
Derisa liberalizimi i vizave është bllokuar në dy kriteret e fundit, luftimi i krimit të organizuar e i korrupsionit dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Qeveria e Kosovës është vënë para një presioni qytetar dhe ndërkombëtar.
Institucionet ndërkombëtare vazhdimisht, e së fundmi edhe në mes të Prishtinës, ia kanë përsëritur kryeministrit Haradinaj se ratifikimi i Demarkacionit as nuk mund të hiqet si kriter, por edhe duhet të adresohet sa më parë. Duke parë ngushtimin e rrugëdaljeve, Haradinaj së fundmi ka dhënë një deklaratë më të zbutur se zakonisht.
“Tani ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën për Demarkacionin dhe vetëm pasi ta kemi një gjendje çfarë do të na ndihmojë që ta hapim temën, atëherë do t’i drejtohemi partnerëve politikë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Këtë deklaratë e ka përforcuar edhe më tej zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli, i cili së fundmi tha se nëse komisioni i ri nuk gjen shkelje, atëherë Qeveria do të kthehet te marrëveshja e parë, shkruan “Zëri”.
Në anën tjetër, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të proceseve politike në vend kanë thënë se marrëveshja aktuale e Demarkacionit as nuk mund të ndryshohet pa dëshirën e Malit të Zi e as të hiqet si kriter për liberalizim. Madje, ata thonë se burrështetasit seriozë duhet t’u dorëzohen fakteve dhe argumenteve.
Në anën tjetër, opozita kosovare i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj që të mos zbutet në qëndrimin e tij sepse nëse e sjell në Kuvend marrëveshjen aktuale ata do ta rrëzojnë domosdo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës