Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) në tremujorin e dytë të këtij viti ka inkasuar pagesa në vlerë prej 745.037.340 denarë (12 milionë euro). Mjetet e grumbulluara janë 20.99 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të planifikuara në këtë bazë për këtë vit. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat nga pikat pagesore janë më të larta për 13,6 për qind, përkatësisht për 89.166.912 denarë.
NPRRSH në kuadër të nismës Ballkani i Hapur është një nga institucionet që duhet të zbatojë projektin e përbashkët për ngritjen e një pajisjeje të vetme të mbledhjes së pagesa nga pikat pagesore në vend, në Serbi dhe në Shqipëri.
Fillimi i projektit ishte paralajmëruar për në fund të shtatorit të këtij viti, por është ende në përgatitje e sipër.
“Projekti është ende në fazën e përshtatjes së sistemeve, krijimit të ueb aplikacionit dhe harmonizimit ligjor”, deklaruan nga NPRRSH për AIM.
Me projektin duhet të sigurohet qarkullim më i shpejtë të automjeteve që, me mbledhjen elektronike të pikave pagesore, gjegjësisht me përdorimin e transponderëve mikrovalë (TAG), do të kalojnë pa u ndalur në stacionet e pagesave të vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur. Përdorimi i një pajisjeje pike pagespre në të gjitha vendet anëtare, përveç rrjedhjes më të shpejtë të trafikut, do të nënkuptojë edhe më pak ndotje, më pak konsum të karburantit, ulje të rolit të faktorit njerëzor etj.
Me procesin e modernizimit të pikave pagesore në Korridorin 8, të cilin e ka filluar NPRRSH, të gjitha stacionet e pagesave duhet të kenë të njëjtin sistem elektronik të mbledhjes së tarifave, siç është vendosur në Korridorin 10.
Të gjitha stacionet ekzistuese të pagesave në Korridorin 8 do të rikonstruktohen për instalimin e sistemit elektronik të tarifave, në kabinat, në ishullin ku janë kabinat dhe në korsitë e kalimit. Për momentin, siç thonë nga NPRRSH, janë duke u bërë përgatitjet për fillimin e projektit të modernizimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë