Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka njoftuar se nga 1 tetori deri më 31 janar 2018 janë raportuar gjithsej 24.932 raste te dyshimta në grip, 3.357 raste të infeksioneve respiratore akute dhe 62 raste të rënda respiratore akute.
Në komunikatë thuhet se Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke intensifikuar punën në terren
“Nga 01 tetori deri më 31 janar 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24.932 raste te dyshimta në grip, 3.357 raste të infeksioneve respiratore akute dhe 62 raste të rënda respiratore akute). Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe”, thuhet në komunikatë.
Më tej IKSHP thotë se numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës, por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.
“Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK deri më 31 janar 2018 janë testuar gjithsej 306 mostra të dyshimta në grip. Prej tyre 132 mostra kanë rezultuar pozitive: 44 mostra Influenza A, prej tyre 1rast A(H1)v dhe 87 mostra Influenza B prej të cilave 48 raste Influenza B tipi Yamagata”.
Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina, kur të kihet parasysh se ky tip B i gripit nuk gjendet në vaksinën e sivjetme kundër gripit sezonal.
Sipas IKSHP, një informatë inkurajuese për qytetarët se tipi B Yamagata (“Gripi Japonez”) nuk shkakton shpërthime epidemike dhe është më pak i rrezikshëm se tipi A (H3N2) (“Gripi Australian”), i cili mund të shfaqet në Kosovë
“Kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit të raportojë në baza ditore mungesat e nxenësve në të gjitha shkollat e Kosovës, që paraqet një indikator të rëndësishëm për të rekomanduar ndërprerjen eventuale të mësimit në shkolla.
Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ku eziston mundësia e rritjes së rasteve”, thuhet në komunikatën e IKSHP. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca: Dialogu ndodhet në një qorrsokak, Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol
Kallëpe dhe enë nga periudha e bronzit, zbulime të reja arkeologjike në Hisar
Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse
Kurti takoi kryetarin e Leposaviqit, flasin për qeverisjen e deritashme
30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë
Gashi: Legjislatura aktuale, qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar