Javën e kaluar në Tetovë u oragnizua tribunë me temë ''Rëndësia e shtigjeve malore për zhvillimin e ekoturizmit rural në Malin Sharr'', prganizuar nga platforma ''Miqtë e Sharrit'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shtigjet janë të gjata mbi 300 kilometër dhe deri tani janë shfrytëzuar nga alpinistë, turistë dhe banorët lokal. Harta përmban të dhëna shtigjesh nga Maja e Lubotenit, e deri te Liqeni i Mavrovës.


Aktiviteti është pjesë e projektit për ruajtjen e llojshmërisë biologjike dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore në masivin e Malit Sharr, si edhe mbështetja për shpalljen e Malit Sharr, park kombëtar./Telegrafi/