Në Tetovë mbahet trajnim për personat me nevoja të veçanta

58:"Side profile of a mid adult man talking with a young woman 18:"Getty Images/Onoky
Zbatimi i shërbimeve për asistencë personale për personat me nevoja të veçanta është jesë e trajnimit dyditorë në kuadër të projektit ''Përparimi i shërbimeve për përfshirje sociale'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti mbështetet nga BE-ja përmes IPA fondeve. Trajnimi ''Mbështetje personale për jetë, punë dhe gëzim'' ka për qëllim që në praktikë të verifikojë mënyrën e zbatimit të modelit të asistencës personale për këtë kategori njerëzish.
Në trajnimin dyditorë marrin pjesë tetë persona me nevoja të veçanta, asistentët e tyre që vetë i kanë përzgjedhur, përfaqësues të shoqatës Lëvizshmëria, nga Tetova dhe Gostivari.
Afati i përfundimit të këtij projekti është qershori./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































