Në Tetovë dikujt i pengojnë këshilltarët e Qeverisë

Dikujt në qytetin e Tetovës i pengojnë këshilltarët në Qeverinë e Maqedonisë, sidomos ata shqiptarë, prandaj edhe shkruajnë parulla dhe i vendosin në vende ku mund të shihen.
Një gjë e tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur në Tetovë ishte për disa aktivitete vetë Kryeministri Zoran Zaev.
Parulla thotë se për këshilltarë merren terroristët, kurse mbrojtësit vendosen nëpër përmendore.
"Terroristë për këshilltarë, branitellat për përmendore", është përmbajtja e parullës së vendosur në hyrje të Tetovës. Nuk dihet se kush mund ta ketë vënë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































